• |
ide | kryesore

F1 Bahrain, nga terrori tek siguria: Hamilton ‘sistemon’ Red Bull, mban një xhiro prapa Ferrarin

-Instant, Sport



Lewis Hamilton fiton GP e Bahrain në Sakhir, etapa e tretë nga fundi e Botërorit të Formula 1. Britaniku i Mercedes, që ka administruar në mënyrën më të mirë të mundshme garën pas rinisjes së dytë, që pasoi aksidentin e Grosjean, e mbylli përpara dy makinave Red Bull të Max Verstappen e Alexander Albon. Shumë keq Ferrari që e përfunduan garën me një xhiro vonesë: vendi i 10° për Charles Leclerc, i 13° për Sebastian Vettel.

Ishte e vështirë rinisja, pas aksidentit të tmerrshëm të Romain Grosjean, por me fikjen e semaforit e gjithë frika e fillimit të garës u la pas shpine. Për të provuar të harronte atë që ndodhi mendoi, si gjithmonë, Leëis Hamilton që administroi e triumfoi në një garë të ethshme, e 95 fitore në F1.

Verstappen, pavarësisht limiteve të Red Bullit të tij dhe vështirësive të jashtëzakonshme me gomat në një cirkuit të vështirë, u përpoq të thoshte fjalën e tij, por duhej të pranonte shkallën e dytë të podiumit tek i cili, nëse nuk do të kishte qenë për një problem të pësuar disa xhiro nga fundi, do të kishte vëzhguar meksikanin Sergio Perez. Megjithatë, shkallën e fundit të podiumit e rrëmbeu një tjetër Red Bull, ai i Alexander Albon i cili shfrytëzoi thyerjen motorit (mori flakë) të Racing Point për të marrë podiumin e dytë të sezonit (i pari në Mugello GP në shtator).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *