• |
ide | kryesore

Fajësoi lojtarët, në Manchester ndeshja e fundit e Tuchel: në Francë gati të zbresë Allegri

-Instant, Sport, Video



Nuk mund të thuhet që Thomas Tuchel di si të bëjë për vete ambjentin e Psg. Në fillim polemika me Leonardon për merkaton pastaj, pas barazimit në shtëpi me Bordeaux, fjalët e rënda ndaj lojtarëve të tij që i përcaktoi “individualistë”. Tekniku gjerman duket si i ndarë në shtëpi e ndeshja e të mërkurës në Champions në Old Trafford kundër Manchester United, vendimtare për të ardhmen europiane të parisienëve, mund të jetë e fundit e tij në pankinën e Psg. Max Allegri, emri në krye të listës për ta zëvendësuar është gati të zbarkojë në Francë.


Në intervistat post-ndeshje Tuchel nuk ka përdorur diplomacinë: “Zakonisht unë e mbroj gjithnjë skuadrën time por sot nuk mund ta bëj. Pjesa e parë shkoi mirë, luajtëm thjesht por mungoi përqendrimi për të mbyllur ndeshjen, për ta vrarë. Mungoi vendosmëria. Në pjesën e dytë mungoi edhe efikasiteti, sforcimi, gjithcka. Ishte më keq se kundër Monaco. Duhet të flasim, është e qartë, përgjegjësia është e jona. Ishin 11 lojtarë individualistë. Nuk mund të luhet kështu. Në këtë lojë duhet të japësh gjithcka. Pa u sforcuar në 140% meriton të mos fitosh. Kisha idenë, pas Monaco, se një herë mjaftonte, por qenkam gabuar. MNdihem sikur këtë ndeshje e kemi humbur.”





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *