• |
ide | kryesore

FOTO/ Aksident i rëndë në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë në një aksident të ndodhur pasditen e së dielës në Argenta të Italisë. Sipas medieve vendase viktima është identifikuar si Gevis Muhaj. I riu, me profesion mekanik punonte në një kompani dhe ishte duke u kthyer me makinë për në shtëpi, por humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë.

Il ragazzo morto nell'incidente, Gevis Muhaj

Siç shihet edhe nga fotot përplasja e makinës tip “Ford Fiesta” ishte e fortë duke i shkaktuar 22-vjeçarit vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes mbërritën ambulancat, por i riu nuk arriti të mbijetonte. Për nxjerrjen e trupit nga makina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Policia tha se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *