• |
ide | kryesore

Juventusin e quajnë të varur nga Ronaldo, Pirlo thumbon: “Jo më shumë se kanë qenë ish-skuadrat e tij”

-Instant, Sport



“Administruam mirë pjesën e parë, kaluam në avantazh e mund ta mbyllnim, por morëm një gol nga naiviteti ynë. Duhet të rritemi e me shpejtësi sepse ndeshjet janë të gjitha njësoj e duhen administruar në mënyrë të ndryshme”. Andrea Pirlo analizon kështu barazimin e Juves në Benevento. “Edhe në fund të ndeshjes duhej më kthjelltësi për të shënuar gol. Duhet të vazhdojmë të punojmë, të rritemi e të kuptojmë ndeshjet. Kur na mungojnë lojtarët ekspertë e të rëndësishëm e kemi të vështirë”.

Në lidhje me mungesën e Cristiano Ronaldos, tekniku nuk ka përdorur lojë fjalësh: “Të mërkurën në Champions ndjeu një problem e vendosi të rikuperojë sepse ishte i lodhur. Eshtë mëkat, sepse është një vlerë e shtuar, por edhe kur nuk është duhet të bëjmë ndeshjen tonë. Ishte i lodhur e kishte nevojë të pushonte. Por nuk është se Juve është e varur nga Ronaldo më shumnë se sa kanë qenë ish-skuadrat e tjera të tij”.

Në fund një shkundje edhe për Kulusevskin: “Ka luajtur shumë ndeshje, pastaj të mos harrojmë se vjen nga Parma e tek Juve përgjegjësitë janë të tjera. Topi ka një peshë ndryshe, në ndeshjet e fundit nuk ka qenë shumë i kthjellët por besojmë tek ai”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *