• |
ide | kryesore

Lame e pranon publikisht: Në kadastrën e Vlorës ka presione kriminale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame pranon se lëvizjet e shpeshta në kadastrën e Vlorës kanë ndodhur si rezultat i presioneve kriminale. Nga qyteti i Korçës, Artan Lame tha se interesat e larta të tokave të bregdetit në këtë zonë kanë sjellë një situatë të tillë në kadastrën e Vlorës, por numri një i kadastrës paralajmëroi përsëri ndryshime në këtë zyrë.

“Ka pasur presione nga më i vogli dhe në me i madhi pasi ka individë që presin mbi 20 vite për të marrë lejen e legalizimit” – tha Lame që shtoi se ndryshimet do të vazhdojnë nga drejtori i përgjithshëm deri te punonjësi më i ulët.

Por çfarë ka ndodhur në Vlorë? Aty brenda pak muajsh janë ndërruar 8 drejtorë për shkak të presioneve të legalizimeve në bregdetin e Jalës. Bilbil Aliaj zëvendësoi në këtë post Taulant Canametin, drejtuesin e komanduar që qëndroi në krye të Kadastrës së Vlorës për rreth 4 muaj, pas dorëheqjes të bordit drejtues.

Para Canametit në krye të Kadastrës ishte Elona Hodaj, e cila mori detyrën më 19 shtator. Para Hodajt në krye ka qenë Alteo Nazeraj, një nga punonjësit e Kadastrës që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë, ku ish-drejtori Florian Almadhi kishte kërkuar hetim për tjetërsim pronash.

Florian Almadhi dha dorëheqjen pas 5 muajve në detyrë, ndërsa së bashku me të janë shkarkuar n/drejtori dhe tre specialistë të institucionit më 9 shtator 2019. I fundit i Iarguar është Jurgen Pilkati, i cili qëndroi në detyrë vetëm një muaj e gjysmë. Drejtori i 8-të është emëruar Andi Binaj. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. SKANDALI: Berisha e Imami u kapën nga “ethet e arit”, futën Ushtrinë me makineri, helikopterë e mjete metal-kërkuese të gjenin “Thesarin e Teutës”. Llalla pushoi çështjen

  2. Po pse o Lame ne Kadastrat e tjera cfare po behet shkence. Kot fare keni 1 shekull (2 mandate) akoma nuk jane krijuar institucionet. 2 mandatet e tjera zotrote deri ne 2028 do tja arrini qellimit. Po a ka mendje kaq trape sa ta pranoje kete gje. Ik ore mos dil per mejdani fare, mos u ndje me se eshte turp, ik struku atje tek ai kolltuku qe e ngro mire e mos bej ze.

  3. O Lame po ik o burre mos dil per mejdani se nuk ja vlen.
    Ju i degjeneruat pronat fare. Ju bete ligjin qe i lejon matrapazet te trashegojne pronen shteterore te vjedhur. Ne vend qe prona realisht shteterore te perdorej per kompensimin e ish-pronareve ju dha matrapazeve te lidhur me pushtetin per te krijuar fermat e medha qe thithin shume nga fondet e BE dhe Qeverise per bujqesine. Keto ferma mund te krijoheshin por pasi te ishin kompensuar ndoshta deri ne nje mase ish-pronaret se dhe 100% ndoshta nuk do te ishte aq e realizueshme te jemi objektive.
    Nje matrapaz kapi nja 2 fshatare ose nuk i kapi fare por beri sikur i kapi dhe hodhi firma ne hipoteke per toke ne bregdet te fituar gjoja si toke bujqesore dhe me pas e bleu fiktivisht nga fshataret. Sipas ligjit ky matrapazi e gezon pronen pasi fallsifikimi eshte bere nga fshataret dhe nga punonjesit e hipotekes te cilet avash-avash-avash shpallen njeri pas tjetrit te pafajshem.
    Matrapazi e gezon pronen se ai e ka blere ne hipoteke me dokumenta te rregullta hipotekore sipas ligjit.
    Realisht pas gjithe kesaj skeme mashtrimi qendron vete matrapazi qe nuk paska faj. E keni bere ju kete ligj mos e harro o Lame, nuk gaboj besoj.

    Ju keni bllokuar mijera prona me Fondin e kompensimit fizik nderkohe qe realisht rezultojne te ndara tek fshataret. I keni futur fshataret ne konflikte pafund neper gjykata te cilat jane jofunksionale per gabime qe i kane kryer institucionet shteterore. Qytetari me tapi ne dore, te rregullt shkon ne Hipoteke te marre certifikate per pronen i thone qe nuk te leshojme certifikate se eshte hedhur ne fondin e kompensimit fizik. Po une jam pronar se kam tapine kam 30 vjet pronar. Nuk te ndihmojme dot duhet te hapesh gjyq. Po une e kam dokumentin e pronesise skam pse hap gjyq. Po deshet hapni ju gjyq qe te hidhni poshte vertetesine e dokumentit qe disponoj. Gabimi eshte i institucionit por ti duhet te hapesh gjyq. Shkon qytetari ne gjyq dhe pret e pret derisa ti ngrihet Lames dhe shokeve te tij te bejne gjyqesorin. Fshatari i shkrete pa certifikate nuk aplikon as per subvencione, as merr NIPT, per Naften pa akcize qe me shprese do realizohet, por me e frikshmja eshte qe nuk rezulton pronar ne hipoteke.
    Pra prej ‘500’ ligjeve dhe VKM qe jane nxjerre nga 2013 e ketej gjoja per te bere zgjidhjen e problemit me pronat Lamja me shoket e tij kane tjerrur lesh per 8 vjet.
    Ku ishe asgjekundi, cfare bere asgjesendi.

    Tani kerkon edhe 8 vjet te tjera deri ne 2028 qe ti jape zgjidhje.

    Po ti o Lame te jesh i sigurte se sikur me Zhalon si ne 1991-1992 te behen edhe njehere matjet, me kosto zero u bene atehere nga komisionet e fshatit, dhe jane 100% te sakta (te gjitha allishverishet jane bere me vone ne hipoteka dhe nga komisionet hajdute te pas 1992 dhe jo nga komisionet e 1992) i gjithe procesi mbaron per 6 muaj. Dhe ti ne kohen e LIDAR dashke 8 vjet zotrote ti japesh zgjidhje.

    Dhe sa per legalizimet duhej te ishte mbyllur si proces per jo me shume se 3-4 vjet por ju ndertuat nje karriere e shume te tjera me keto procese dhe nuk u behet vone se sa zgjat. Sa me shume aq me mire per ju.

    Ik o Lamke Ik, Ik e mos u duk me degjo, jeni kot si institucion, kot po kot fare, nuk vleni per asgje ne lidhje me pronat.

  4. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Dhe kete perfundim e nxorre tani,5 Muaj para zgjedhjeve?Dhe kete nuk thote ndonje i ri sa ka vënë bythen ne karrike,por nje politikan qe ka pasur poste te rendesishme qe nga viti 1999!Ti je i zhytur ne korrupsion,ti e ke vendin ne burg.Per 6000 m2 tokë ne Dhërmi pervetsuar me dokummente te fallsifikuara nga Gaz Demi dhe Ben Blushi,ke ndonje pergjigje?Natyrisht qe nuk ke pergjigje,sepse fallsifikimet jan bërë me urdher te Edvin Escobar D’Rames,
    ndersa firmen e kan vënë mjeranët,sepse ata qe nuk pranuan te firmosnin,me dhe te drogaxhiut u flaken jasht.

  5. Çudi pra.
    Vetem andej do jete!
    Se kudo mbaron pune per 2 dite….

    O klysh kurve bolshevik!
    O bolja e djathte e Rames!

  6. Atehere perkthehet se ne Tirane eshte vete krimi prandaj nuk ka.

    Komunista lule

  7. O Lame ska me kriminela se ju qe nuk doni te vendosni drejtesi te pronat. Jip dorheqjen e mos na dil ne publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *