• |
ide | kryesore

Një tjetër mjek ndërron jetë në Kavajë pasi fitoi betejën me COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Humbet jetën prej Covid-19 dhe pasojat pulmonare të shkaktuara prej tij, një tjetër mjek.

Ndahet nga jeta në moshën 67- vjeçare mjeku pediatër nga Kavaja, Hidajet Deda.

Prej rreth 20 ditësh Deda ndodhej në një spital privat ku oksigjenohej në periudhën post Covid-19.

Sipas të afërmve, mjeku ka pasur problemet pulmonare post Covid-19, të cilat dyshohet se i kanë marrë jetën.

Aktualisht mjeku i njohur ishte në pension, por për shkak të nevojës spitalit të Kavajës për mjek ai kishte vendosur të rikthehej në shërbim të pacientëve. Këtë nuk e arriti dot sepse u prek nga Covid-19, i cili i solli probleme që i shkaktuan edhe humbjen e jetës.



4 Comments

      1. kur nje mjek qe ka nje jete qe punon ne spital shteteror, ne fund zgjedh te kurohet tek privati. kuptoj qe kemi marre fund me kete qeveri fasadash. apo ti je ketu per sufllaqe?

  1. Ngushellime familjes dhe ndjese paste. I ndjeri meriton respekt pasi edhe pse ne pension, duke pare nevojen e vendit per mjeke, u rikthye ne pune. Edhe nje here ngushellime te afermve dhe miqve te te ndjerit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *