• |
ide | kryesore

Patozi: 29 nëntori, si e vetmja gjë që u ka mbetur për t’u identifikuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Bindja Demokratike, Astrit Patozi e ka konsideruar hipokrizi atë që partitë e mëdha bëjnë në 29 nëntor kur sipas tij kampet politike ndahen në të majtë dhe në të djathtë. Patozi thotë se në të gjitha ditët e tjera të vitit janë njëlloj dhe madje as ato që thonë për 29 nëntoirin nuk i kanë seriozisht.

“Fakti që shtyjnë njëri-tjetrin për t’u shprehur publikisht çdo 29 nëntor, madje edhe në kohë pandemie apo tërmeti, është shumë kuptimplotë dhe vetëdemaskues.

Do të thotë se është e vetmja gjë, që u ka mbetur për t’u identifikuar si të majtë apo të djathtë, pasi gjithçka tjetër e mendojnë dhe bëjnë njësoj. Dhe këtë na e kanë dëshmuar me prova dhe fakte të gjalla për gati tre dekada.

Ndaj edhe duhen injoruar, si kur e shajnë, ashtu edhe kur e ngrejnë në qiell 29 nëntorin, pa harruar asnjëherë prej kaq shumë vjetësh.

Sepse një ditë në vit është shumë pak për t’i dalluar të ngjashmit nga njëri-tjetri, edhe sikur ato që thonë për 29 nëntorin t’i kishin me sinqeritet dhe pa hipokrizi të shpifur politike” – shkruan Patozi në Facebook. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. O Partoz po ti nuku jeshe pjese e atyre qe kllapurisnin te pegeren e Sales deri dje ? apo sot ke dryshuar menune ,ke filluar te lepishe jarget e sumes se Edvinit ptyyy yyyyy kerme dhe kufome politike.

  2. Patozi , ish nenkryetari i PD -se nuk ndjen pergjegjesi per aktivitetin e partise edhe pse ishte ne lidershipin e saj , ketij i thone integritet e del e na shet dengla pastaj ky Patozi pa dasht me.kalu.ne veprat e tij personale si ne Vore ashtu edhe ne Vlore. O Patoz mos e nguc grethin me.krane se e nguc per ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *