• |
ide | kryesore

Përplasja me armë zjarri te “Elbasan Arena”, arrest me burg për tre persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Jepet masa “arrest me burg” për “Korçarin”, 28-vjeçarin Elvis Çaushllollin dhe dy të tjerë që u përplasin me armë zjarri në Elbasan.

Këtë vendim mori Gjykata e Elbasanit në seancën e drejtuar nga Tomorr Kullolli, i cili la në fuqi kërkesën e prokurorit Petref Asllani që kërkoi masën “Arrest me burg ” .

-Elvis Çausholli si dhe Feliks Filja e Ersi Cakani akuzohen për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:50 në mesjavë në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën edhe armët e zjarrit.

Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan u arrestua një orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës ku kishte shkuar për mjekim, ndërsa u shpall në kërkim autori tjetër i kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas policisë, “Korçari” duke drejtuar makinën tip “Mazda” ishte konfliktuar fizikisht me 25 vjeçarin Qosja, i cili drejtonte makinën tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi (Çausholli) mbeti plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, u largua nga vendngjarja që të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë ku edhe u arrestua në flagrancë.

Çausholli dhe Qosja akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, ndërsa Cekani akuzohet për veprat penale ” Veprime që pengojnë në zbulimin e të vërtetës ” dhe “Moskallëzim krimi”, ndërsa Filja akuzohet për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *