• |
ide | kryesore

Tabaku: Rama po paguan mbi 144 mln euro në gjyqet e humbura në Arbitrazh

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka shkruar se kryeministri Rama po shton babëzinë, korrupsionin dhe vjedhjet.

Sipas Tabakut, ndërkohë që papunësia është rritur në 12.5%, Rama paguan mbi 144 mln euro për tekat e tij në gjyqet e humbura në Arbitrazh.

“Nuk skuqet, nuk turpërohet, Gënjeshtra i shkon per shtat. Babëzia, korrupsioni, vjedhja, etja për pushtet prishi biznese dhe sot shqiptarët do t’i paguajnë 100 mln euro Becchetit, firmës AKTOR do t’i paguajmë nga taksat tona 44 mln euro dhe ndoshta arbitrazhi Akërnisë mund të shkojë në 110 mln euro.

Kostoja e jeteses në Shqipëri vazhdon të rritet ndërsa Rama bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.6%. Çmimet e transportit me 3.4%. Rama vazhdon të gënjejë dhe të vjedhë paratë e taksave.

Papunësia është rritur në 12.5% ndërsa Rama paguan mbi 144 mln euro për tekat e tij në gjyqet e humbura në Arbitrazh.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Jo për një mashtrues që cipa i është rregjur në gënjeshtra.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, me gënjeshtra dhe me interesa perosnale. Por me një qeveri që kthen në punë njerezit, ringrin ekonominë dhe manaxhon taksat tona.

Shqiptarët nuk e pëlqejnë një kryeministër që gënjen çdo një në dy fjalë që lëshon, por një kryeministër që lufton që taksat e tyre të shkojnë për ta. Një kryeministër që mbështet shëndetin, ekonominë dhe punësimin. Ata duan një qeveri që do të sjellë shpresë te njerëzit”, shkruan Tabaku.



2 Comments

  1. Me keto arbitrazhet i bie lufte ose marreveshje brenda llojit, pra brenda partise.
    Dhe me e forta eshte se pothuajse te gjitha arbitrazhet kane lidhje me ministrine e infrastruktures dhe energjise. Ne vend qe ministrat te sjellin investitore, vazhdojne sjellin deme kolosale me arbitrazhet qe pagohen nga taksat e popullit.

  2. Një video e Sali Berishës është publikuar këtë fundjavë në media, teksa ai shfaqet i përhumbur para vilave në Lalz.

    Ish-kryeministri posedon edhe vetë një prej tyre, sikundër presidenti Ilir Meta.

    Rrjeti ironizon teksa komentohet se Berisha nuk po gjen dot derën e Metës për t’i shkuar për vizitë.Tabak honia e pd lexon ato letra qe i lexojne te tjeret tre dite me pare,kjo eshte opozite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *