Vlora është epiqendra e festimeve në 28 nëntor, ditën e shpalljes së Pavarësisë së vendit. Edhe këtë vit në këtë datë nuk munguan ceremonitë. Por diçka e çuditshme ka ndodhur një ditë më pas që përkon me Festën e Çlirimit të atdheut pasi janë hequr të gjithë flamujt nga monumentet e qytetit.
Bashkia ka hequr flamujt kuq e zi nga varrezat e dëshmorëve dhe nga Monumenti i Pavarësisë. Fotot i ka publikuar zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama që thotë se në orën 10:30 të së dielës, bashkia ka hequr flamurin kombëtar nga varrezat e dëshmorëve dhe nuk ka vënë asnjë flamur të vetëm pranë monumentit të pavarësisë. Nuk ka ende asnjë reagim nga bashkia e qytetit për këtë vendim. ©LAPSI.al
29 nentori dita e spiuneve
Kjo qe thote ky eshte e vertete. Une isha dje dhe sot ne Vlore dhe skena e Sheshit Flamurit ndryshonte Si Nata me diten.. mu duk e cuditshme dhe mua, e te mendosh we Vlorw eshte e majte dhe ka luftuar aq shume per Çlirimin e vendit.