• |
ide | kryesore

Vetëvendosje fiton në Podujevë, bastionin e LDK-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas të dhënave nga qendrat e numërimit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, po prin në zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe është drejt fitores që në raundin e parë pa pasur nevojën e një balotazhi.

Nga ritmi i votave të numëruara deri tani, Bulliqi do të fitojë me mbi 50% të votave. Sipas rrjetit të OJQ-ve Lokale “Demokracia Fillon Këtu” rezultati i zgjedhjeve në Podujevë është 51.1% për Bulliqin e VV, 37.67% për Nexhmi Rudarin e LDK dhe 11.32% për Naim Fetahun e PDK.

Nëse konfirmohet zyrtarisht ky rezultat, LDK-ja e humbet Podujevën për herë të parë në 20 vite, një komunë që e konsideronte bastionin e saj. Humbjen në këto zgjedhje e pranoi edhe kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari që tha se ishte vendimi i sovranit”.

Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Ai që e merr mandatin do ta mbajë detyrën vetëm për 8 muaj pasi në vjeshtën e vitit 2021 parashikohet mbajtja e zgjedhjeve lokale në të gjithë Kosovën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *