• |
ide | kryesore

Video/ Kthehet Strakosha e pëson tre gola: Lazio fundoset ndaj Udineses

-Instant, Sport, Video



Lodhjet e Champions justifikojnë vetëm pjesërisht një Lazio të shëmtuar që u pa në Olimpico. E ngadaltë, makinoze, pa ide. Luis Alberto nuk ndricon, anësorët nuk gjejnë asnjëherë krosimin e Immobile mbetet gati gjithnjë jashtë nga loja, duke luftuar i vetëm me një mbrojtje bardhezi që tashmë është kthyer në garanci besueshmërie. Kryeqytetasit zbresin në vendin e nëntë në klasifikim e shohin të largohet Europa që ka rëndësi.

Inzaghi ktheu në fushë si titullar portierin e kombëtares Thomas Strakosha, pas një periudhe të gjatë inaktiviteti për shkak të Covid 19, por për shqiptarin nuk ishte rikthimi që shpresonte, i ndëshkuar nga tre gola, që nisin ta anojnë peshoren nga Reina. Në të 18′ Udinese kaloi në avantazh me Arslan, edhe pse në goditjen e turkut vendimtar ishte devijimi i Acerbit, që mashtroi Strakoshën. Në fundin e pjesës së parë, pikërisht atëherë kur bardhekaltrit ishin shtyrë përpara, erdhi kundërsulmi fatal: top i humbur nga Fares, hapësirë për De Paul që shërbeu Pussetton, i ftohtë përballë Strakoshës për të shënuar 0-2.

Inzaghi u mundua të ndryshojë dicka me zëvendësimet, por mori goditje e KO në pjesën e dytë: Acerbi largoi keq me kokë, topi përfundoi në të djathtën e Forestieri që me forcë mundi Strakoshën. Penalltia e shndërruar në gol nga Immobile nuk ndryshon dot fatet e ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *