• |
ide | kryesore

Video/ Laçi shpërthen pas largimit të Cungut: gjashtë gola për Nicën kundër Apolonisë

-Instant, Sport, Video



Kishte shënuar dy gola në katër ndeshje, shpërthen me 6 gola në 90 minuta, duke shkatërruar Apoloninë 6-1 me përmbysje. Laçi ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme pas largimit të teknikut Armando Cungu nga pankina, duke shënuar një rezultat që ndoshta mund ti shërbejë Stavri Nicës për tu rikonfirmuar në pankinën e bardhezinjve, duke qenë se është ende provizor.

Avantazhi surprizues i fierakëve, që shënuan të parët me anë të Omerit në pjesën e parë, nuk i ka ndikuar performancën kurbinasve, që e kryen përmbysjen që në pjesën e parë me një dygolësh të sulmuesit të tyre kryesor Nuabueze. Amerikani kthehet kështu protagonist në një moment që Laci ka shumë nevojë për kapacitetin e tij realizues, për tu vënë në ndjekje të kreut.

Në fakt, topi i ndeshjes është i gjithi për sulmuesin potent që
kompletoi tregolëshin personal, menjëherë pas rifillimit, duke e bërë të thjeshtë dominimin e bardhezinjve kundër një Apolonie që nuk ishte kurrë në ndeshje. Një etje për fitore e gola e të besuarve të Nicës që shfryen dufin e një starti zhgënjyer kundër bardhejeshilëve. Dy gola të Redon Xhixhës (edhe një asist për të) dhe një tjetër i Albion Markut, vulosën rrëzimin e Apolonisë dhe hapin e parë të Laçit, drejt objektivit të rëndësishëm në këtë kampionat: titullin kampion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *