• |
ide | kryesore

Video/ Pa Gegën, Kukësi kthehet pretendent: Ibraimi thyen Vllazninë për herë të parë

-Instant, Sport, Video



Humbjen e parë Vllaznisë ia shkakton Kukësi. Nuk ishte kundërshtari më në formë, por ndoshta veri lindorët kishin etjen për të marrë maksimumin e për të treguar se nuk kanë hequr dorë nga pretendimet e tyre. Pa Gegën që vazhdon të kurohet për Covid, Kukësi fiton bindshëm 2-4 dhe kthehet në identitet. Skuadra e drejtuar nga Hallaci merr fitoren e dytë radhazi duke i dhën të gjithëve një paralajmërim.

Në Loro Borici për Vllazninë gjithcka nisi si duhej, vetëm se nuk përfundoi ashtu. Kuqeblutë në avantazh me Dungën në minutën e katërt, iluzionuan Brdaric, por ndoshta euforia bëri të vlejë shprehja ikonë në Shkodër: të hipte vetja në qejf. Kështu, kuqeblutë lëshuan në lojë dhe Ibraimi barazoi 10 minuta më pas me një aksion brilant të ofensivës kuksiane.

Në minutën e 22 kuqeblutë katranosin gjithcka, duke shkaktuar penallti. Ibraimi është i ftohtë nga pika e bardhë duke spostuar Zogovic për përmbysjen e rezultatit, që i dha më shumë bindje Bluve se mund të merrnin suksesin në transfertë. Lajmi i keq për kuksianët është dëmtimi i sulmuesit në pjesën e dytë, gjë që mban në ankth Hallacin që rrezikon të mos ketë shënuesin më të mirë të skuadrës me tre gola për ndeshjet e ardhshme.

Vllaznia tregoi gjithcka Brdaric kishte mbuluar me kujdes në gjashtë ndeshjet e para sezonale. Ndoshta barazimi në Durrës ka qenë një sinjal që duhej lëxuar, apo ndoshta mungesat e Isaevskit dhe Da Silvës prishën mekanizmat e sistemit të lojës së teknikut gjerman, por kuqeblutë ishin të ngadaltë e makinozë dhe lejuan Patrik Eze të shfrytëzonte përgjumnjen e mbrojtjes për të realizuar me kokë golin e tretë në minutën e 76.

Vllaznia tentoi të futej në lojë dhe ndonëse me vonesë (4 minuta nga fundi), por goli i Ardit Hoxhaj dha idenë se do të ishte një fund ndeshje e vështirë për Kukësin, gjë që nuk ndodhi, sespe Vesel Limaj mbylli llogaritë në shtesë duke realizuar dhe golin e katërt. Kukësi vihet tashmë në ndjekje të kreut duke u ngjitur në vendin e 5 me tre pikë larg vendit të parë, ndërsa Vllaznia pas 4 javëve të para fantastike, duhet të ndajë kreun me Partizanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *