• |
ide | kryesore

Video/ Partizani, katër gola Skënderbeut për vendin e parë: “Kjo skuadër është vështirë të përballohet”

-Instant, F1, Sport, Video



Një tjetër fitore dhe Partizani e sheh veten në vendin e parë të renditjes. Kryeqytetasit likuiduan 4-0 Skënderbeun, por praktikisht e zgjidhi situatën që në pjesën e parë me një tris që nuk i la shumë zgjedhje korcarëve të Ahmataj. Të kuqtë ngjiten tashmë me 10 pikë, aq sa Vllaznia dhe shkojnë në derbin me Tiranën në formën më të mirë: “Kemi bërë pjesë të parë nga më të mirat në kampionat. Kam parë ekipin që të vepronte goxha mirë në të dy fazat e lojës. I shtojmë edhe goditjet standarte. Rezultati 3-0 në pjesën e parë, nuk të jep motivimin maksimal për të vazhduar me të njëjtën ritëm” tha Daja.

Partizani hapi serinë e golave me Bardhin, që në minutën e 7, duke e bërë të lehtë për kryeqytetasit që të imponoheshin në Elbasan Arena. “Kemi mundësi të shkojmë shumë larg me këtë ekip – shpjegoi Daja -, por duhet të sillemi si në ndeshjet e fundit duke dhënë maksimumin. Elementi kryesor i grupit është shpirti i skuadrës. Lojtarët e kanë krijuar vetë këtë lloj atmosfertë. Nëse ekipi ka kohezionin e duhur, gjërat shkojnë mirë”.

Në pritje të Asanit të jetë vendimtar, skenën e mori Mala në minutën e 21. Një ekzkutim perfekt i mesfushorit, që e bëri teknikut të pranonte se rikthimi i tij dhe Melos, pas dëmtimit, ka dhënë më shumë kualitet të kuqve: “Me Asanin dhe Melon, rritet potenciali. Do të gjejmë manovrën e duhur t’i përdorim të gjithë. Do të gjejmë manovrën e duhur t’i përdorim të gjithë. Nuk ke sulm të mirë nëse nuk mbrohemi mirë. Raportet janë 50 me 50”.

Cardozo e Solomon kanë likuiduar formacionin korcar, me Ahmataj që kapet pas mungesave. Partizani është i pari tashmë dhe të premten do të sfidojë Tiranën kampione në fuqi në derbin kryeqytetas: “Kemi lojtarë që kur japin maksimumin është vështirë të përballohen. Derbi ka tjetër gjë në raport me ndeshjet e tjera. Nuk kam fituar, por kam humbur vetëm 1 derbi. Edhe kur skuadrat kanë diferencë, në performancë dhe cilësi, derbi asnjëherë nuk është i parashikueshëm. Do të bëjmë gabimin më të madh nëse mendojmë se jemi favoritë”, përfundoi Daja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *