• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje nga plagosja me armë e pronarit të karburantit në Berat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pronari i një karburanti në Poshnje të Beratit u paraqit në spital i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele, ndërsa mësohet se personi i plagosur është 37-vjeçari Irfan Azizi. Sipas asaj që raporton News24, Azizi është vetëqëlluar aksidentalisht me armë.

Të njëjtat burime shkruajnë se 37-vjeçari ka qene duke u tallur me punëtorët me armë në dorë, por pistoleta i është shkrepur pa dashje. Ai ka marrë plagë të thella në dorë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Por Azizi është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë të kriminalistikës, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, që janë punonjësit e turnit të natës në karburant.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *