• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Këta janë fituesit e zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Podujevë. Sipas KQZ Shpejtim Bulliqi (LVV), ka fituar 51.64% të votave, Nexhmi Rudari (LDK) ka 36.97% dhe Naim Fetahu (PDK), 12.40%. Në Podujevë kanë votuar 40.51% e votuesve, 7% më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.

Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti. Zgjedhjet aty ishin parashikuar të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së coronavirusit, ky proces u bë i pamundur. Kjo është hera e parë që LDK humbet komunën e Podujevës në 20 vite, një zonë që konsiderohej bastion i saj.

Këtë të diel u mbajtën zgjedhje edhe në Mitrovicën e Veriut ku kanë dalë për të votuar 39.41% e votuesve. Aty siç pritej ka fituar kandidati i Listës Serbe, Milan Radojevic. Mandati i kryetarëve të rinj do të jetë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në tetor të vitit 2021. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *