• |
ide | kryesore

Aksident automobilistik në Ersekë/ Një person mbetet i plagosur rëndë dhe dërgohet në spital

Arkiva

Në qytetin e Ersekës ditën e sotme ka ndodhur një aksident automobilistik.


Një person është plagosur rëndë për pasojë dhe është dërguar me urgjencë në spital.


I dëmtuari ka marrë plagë të shumta në trup pasi automjeti dyshohet se ka dalë nga rruga.

“Më datë 30.11.2020, rreth orës 13:45, në aksin rrugor Ersekë-Korçë, në vendin e quajtur “Fusha e Selenicës”, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin G. X., rreth 45 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Ersekës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu