• |
ide | kryesore

Aksident në Ersekë/ Plagoset rëndë një person

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një aksident ka ndodhur sot në Ersekës, ku për pasojë një person është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.


I dëmtuari ka marrë plagë të shumta në trup. Një makinë dyshohet se ka dalë nga rruga.


Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka arritur në vendngjarje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Fushave të Selenicës.

Detaje nga policia 

Më datë 30.11.2020, rreth orës 13:45, në aksin rrugor Ersekë-Korçë, në vendin e quajtur “Fusha e Selenicës”, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin G. X., rreth 45 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Ersekës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu