• |
ide | kryesore

Basha: Pandemia e gjeti Shqipërinë të braktisur nga rinia

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë në një takim me disa nëna, fëmijët e të cilave janë larguar jashtë vendit në emigracion. Basha shton se Shqipëria renditet e dyta pas Sirisë për numrin e aplikimeve për azil, duke theksuar se shpopullimi ka ndodhur gjatë 7 viteve të kryeministrit Rama në pushtet.


“Gjatë një takimi me disa nëna që vuajnë plagën e emigrimit të fëmijëve të tyre, ato më shprehën trishtimin që Shqipëria, vendi ku i lindën, nuk ofron sot mundësi për ta.


Gjatë bisedës, disa prej tyre më treguan se si u detyruan t’i largonin fëmijët e tyre për t’u siguruar mundësi dhe punë, për pamundësinë për t’i takuar si dhe vështirësitë shtesë që u solli situata e pandemisë me fëmijët në emigracion.

Për fat të keq, Shqipëria është shpopulluar frikshëm nga të rinjtë gjatë 7 viteve të Ramës në pushtet. Vendi ynë renditet i dyti pas Sirisë për numrin e aplikimeve për azil për 100 mijë banorë.

Që ky realitet i trishtë të marrë fund, Shqipërisë i duhet një qeveri funksionale që punon për rininë dhe kujdeset për ta.

Ne do të kujdesemi për familjet shqiptare dhe sidomos për të rinjtë, duke ofruar lehtësi në shkollim si dhe hapësira konkurruese për punësim si në vendet e rajonit.

Asnjë bir apo bijë shqiptari nuk do të privohet nga e drejta e studimit për shkak të pamundësisë ekonomike. Ne do të subvencionojmë tarifat universitare dhe do të vendosim bursa për të rinjtë, që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta e stazhe me pagesë për studentët.

Mbështetja e sipërmarrjeve të të rinjve si dhe e sipërmarrësve që hapin vende pune për të rinjtë dhe financimi i trajnimeve të duhura që të rinjtë shqiptarë të sigurojnë punë me të ardhura të larta, janë përparësi e planit tonë ekonomik.

Ne do të bëjmë gjithçka që jo vetëm të rinjtë shqiptarë të mund të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, por edhe ata që janë larguar të kthehen dhe të nisin një jetë të re pranë familjeve të tyre”, tha Basha.

2 Comments

  1. ;;;;;; Ne do të bëjmë që jo vetëm të rinjtë shqiptarë të mund të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, por edhe ata që janë larguar të kthehen dhe të nisin një jetë të re pranë familjeve të tyre”, ;;;;;;;

    Bravo Basha.. Ti je i vetmi qe na shpeton ne nga kjo tragjedi e emirgrimit. Tani qe do ta marresh ti ne dore kete problem te rinjte shqiptare e zgjidhen problemin .

  2. të menduarit dhe të gjykuarit e njeriut evoluon dhe ndryshon me ndryshimin e pozitës së vet shoqërore. Nuk kanë thënë kot se ndryshe mendohet në pallate dhe ndryshe në kasolle.

    Kur Partia e Punës e mori Saliun e Vogël nga “kasollja”, domethënë pa qenë askushi, dhe e bëri dikushin, madje gjithkushin, Saliu iu përgjërua asaj ta pranonte në radhët e saj, ku qëndroi 22 vjet. Kur Partia “vdiq” dhe ky u bë Saliu i Madh, punët ndryshuan.

    Nuk mund të mendojnë njëlloj si sundimtari, si i sunduari, si milioneri ashtu edhe varfanjaku. Në këto rrethana shkon të thuhet: më trego sa ke në “xhep” të të them se çfarë mendon.Sa loqe eshte ky lulzimja kerkon ti leje pa buke keta prinder qe i gezohen parase qe ato dergojne per prindrit e tyre,se lulzimja 12 ne pushtet nuk e rruajti per keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu