• |
ide | kryesore

Bënte biznes me shitjen e municioneve luftarake, arrestohet 47-vjeçari në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 47-vjeçar është arrestuar pasi e kishte kthyer në një biznes fitimprurës shitjen e municioneve luftarake. Ai është arrestuar pasi gjatë një kontrolli rutinë për kapjen e e personave që lëvizin me armë zjarri, iu gjetën me vete 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatorë gati për t’i shitur.

Nga uniformat blu bëhet me dije se në pranga ka rënë N. K., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi automjeti në mënyrë të parregullt”. Gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet dhe sekuestrua një arsenal municionesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *