• |
ide | kryesore

Biden cakton 7 gra për komunikimin me publikun

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka përzgjedhur shtatë gra për stafin e Shtëpisë së Bardhë që do të jenë të ngarkuara me komunikimet.

Përveç Jen Psaki, e cila do të jetë zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë, u emëruan gjithashtu zëvendëszëdhënësja, Karine Jean-Pierre, drejtoresha e komunikimeve Kate Bedingfield, zëvendësdrejtoresha Pili Tobar, zëdhënësja Elizabeth Alexander për zonjën e parë të ardhshme Jill Biden dhe Ashley Etienne, drejtoresha e komunikimeve për zëvendëspresidenten.

Symone Sanders u zgjodh zëdhënëse për zëvendëspresidenten.

Psaki, 41 vjeçe, me origjinë greke dhe polake, ishte një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit gjatë administratës së Obamës dhe më pas drejtore e komunikimit për Shtëpinë e Bardhë.

Ajo aktualisht punon në ekipin e tranzicionit të presidentit të zgjedhur.



1 Comment

  1. Më tërheq vëmendjen zëdhënësja Sanders, një mbiemër që më kujton kandidatin socialist Sanders për president, e zv?presidentja Harris edhe kjo me bindje të theksuara të majta.
    Më tërheq gjithashtu vëmëndjen tendenca e kryesocialistit shqiptar Rama për të bërë një qeveri femërore, me qeverinë e re të presidentit Biden, edhe ai po me ate tendencë.
    Është mirë që femrat të angazhohen në qeverisje, por a mos po ndryshon bota e tani fëmij do të pjellin meshkujt e janë po këta që do të ushqejnë fëmijtë me qumështin e gjirit ?
    Padyshim që aftësitë intelektuale të femrave, janë njëlloj si ato të meshkujve, por natyra ju a ka ndarë ca veti biollogjike që nuk ka sepse të mos meren parasysh.
    Kam përshtypjen se ato liderë që e teprojnë me angazhimin e femrave në pushtet, më shumë se si vlerësim të punës së tyre, nisen nga paragjykimi se femrat mund ti kenë më shumë nën hyqmin e tyre sesa meshkujt.
    Këtë e kemi parë me qeverisjen e Ramës e me fenomenin “spiropalizëm”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *