• |
ide | kryesore

Flet skulptori i statujës së Skënderbeut në Prizren: Ejani shikojeni nga afër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Autori i statujës së Skënderbeut që u vendos në Prizren dy ditë më parë, Sinan Aliaj nuk pranon se vepra e realizuar prej tij është punuar keq. Në një intervistë në Abc News ai u bëri thirrje kritikëve që të vijnë ta shikojnë nga afër skulpturën, pasi siç thotë ai nuk është siç duket në fotot e publikuar në rrjet. Sipas tij mund të ketë diçka që nuk shkon me skulpturën, por kjo mund të lidhet me këndin e fotove të realizuara.


“E drejta e tyre është secili me të gjykuar. Përafërsisht jam munduar ta bëj. Para së gjithash desha një kërkesë. Nëse vërtet donin Heroin Kombëtar të mos i kishin kursyer 50 euro me ardhë me e parë nga afër monumentin. Nuk kam qejf as të merrem me kritikët. Është e vërtetë që ka diçka që skulpturës nuk i shkon, a është këndi, këtë nuk e di. A jam mërzitur nga kritikat? Jo aspak. Kisha as dëshirë që të mos kursejnë dhe të vijnë ta shikojnë nga afër” – tha ai. ©LAPSI.al


4 Comments

    1. ke plot piktura te skenderbeut, madje disa sjan piktura te imagjinuara por te bera ndersa ai ishte ende gjalle, kshuqe si ishte dihet tashme.

  1. Si skulture vepra nuk ka difekte anatomike. Si veshje vepra ka probleme. perkrenarja e skenderbeut me briret e dhise nuk ishte per lufte por vihej ne raste ceremoniale. Shpata e vendosur nga autori si shkop mbajtes eshte e pa papershtateshme. Veshja ushtarake nuk perputhet me letrat qe ka ne dore, sa per fytyren e Skenderbeut historiografija jone nuk eshte ne gjendje te saktesoje nga ato 7- 8 piktura qe ka skenderbeu te percaktoje se kush eshte origjinalja. Por eshte e drejta e autorit te vendose se si do realizoje nje veper arti. Eshte e veshtire qe figura e Skenderbeut e mitizuar te gjeje nje emerues te perbashket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu