• |
ide | kryesore

Frakturë në kafkë, operacion urgjent për Jimenez: sulmuesi i Wolves u përplas me David Luiz

-Instant, Sport



Përplasja me mbrojtësin e Arsenal David Luiz në ndeshjen kundër Gunners i ka shkaktuar një frakturë në kafkë Raul Jimenez, sulmuesit të Wolverhampton. Komunikimi ka ardhur direkt nga klubi përmes një note zyrtare. Sulmuesi meksikan është operuar gjatë natës e më e keqja duket se ka kaluar. Jimenez duhet të qendrojë një periudhë kohe pushim përpara se të rikthehet në aktivitetin e tij normal.

Qendërsulmuesi i Wolves ka humbur ndjenjat pak minuta pas nisjes së ndeshjes kundër Arsenal: një përplasje ajrore me Luiz ku më keq e ka pësuar meksikani që nuk reagoi sapo u shemb përdhe. Momente të një frike të madhe e tensioni në fushë për gjendjen e tij shëndetësore, me lojën që mbeti pezull për më shumë se 10 minuta. Pas transportit në spital lojtari i është nënshtruar qartësimeve mjekësore e si pasojë është operuar.

KOMUNIKATA E WOLVERHAMPTON
“Raul është mirë pas operacionit të mbrëmjes së kaluar. Tashmë me të është edhe shoqja e tij Daniela e tani po pushon. Klubi dëshiron të falenderojë stafin mjekësor të Arsenal e mjekët e spitalit e kirurgët që i dhanë ndihmën Jimenez. Klubi kërkon që të respektohet një periudhë privatësie për lojtarin, përpara se të shpërndahen njoftime të tjera mbi gjendjen e tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *