• |
ide | kryesore

Grosjean, rreziku kaloi: piloti nuk do të garojë në fundjavë

-Instant, Sport



Romain Grosjean është mirë, pavarsisht panikut të kaluar në aksidentin e tmerrshëm në Bahrein, në fillim të Cmimit të Madh! Pasi i ka siguruar të gjithë me një video mesazh në Instagram, piloti francez i shpëtuar për mrekulli, ka kaluar një mbrëmje të qetë e trajtimi në duar të sigurtë të mjekëve po procedon mirë, sipas asaj që kuptohet nga boletini mjekësor i team Haas.

Në mëngjes piloti ka marrë një vizitë në spital nga team principal Guenther Steiner e do të dalë nesër nga spitali, gjithnjë nëse nuk do të ketë komplikime. Sidoqoftë Grosjean nuk do të garojë në fundjavën e ardhshme e skuderia amerikane ka zgjedhur Pietro Fittipaldi si zëvendësues. Braziliani i ri, që është piloti i tretë, do të bëjë debutimin e tij në F1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *