• |
ide | kryesore

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner do të vizitojë Lindjen e Mesme

-Instant, Lajme, Planet



Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner pritet që këtë javë të zhvillojë një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite dhe Katar. Vizita e tij vjen në kohën kur tensionet në këtë rajon janë rritur për shkak të vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit pranë Teheranit nga sulmues të panjohur. Kushner do të takohet veçmas me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman në qytetin saudit Neom dhe me emirin e Katarit. Deklarata tha se Kushner i cili është gjithashtu është dhëndri i presidentit, Donald Trump. Ai do të shoqërohet nga të dërguarit e Lindjes së Mesme, Avi Berkowitz dhe Brian Hook.

Adam Boehler, shefi i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA, do të jetë gjithashtu pjesë e delegacionit. Kushner dhe ekipi i tij kanë ndihmuar në negocimin e marrëveshjeve të normalizimit midis Izraelit dhe Bahrejnit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sudanit gjatë këtij viti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *