Kompania japoneze Kamenya Omote po investon në një projekt që ka si qëllim të kthejë fytyrat normale të njerëzve në maska super-realiste.
Dyqani me seli në Tokio dëshiron që t’i paguajë njerëzit që lejojnë kompaninë të përdorë fytyrën e tyre për realizimin e maskave. Për momentin, kompania po u drejtohet vetëm banorëve të Tokios, të cilët do të paguhen 380 dollarë amerikanë nëse lejojnë Kamenya Omote të kopjojë fytyrën e tyre në një maskë 3D.
Sipas përshkrimit të produktit, secila maskë është krijuar që të përshtatet me fytyrën e personit. Në këtë mënyrë, ajo përshtatet vetëm me këdo që porosit një të tillë. Projekti mund të duket interesant dhe i vlefshëm, po themi, për një personazh publik që dëshiron t’i shmanget turmës. Për çdo rast tjetër, është thjesht i panevojshëm dhe i frikshëm.