• |
ide | kryesore

Lleshaj i sinqertë: S’dal garant se nuk do ketë para të pista në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Mbrojtjes, Sandër Lleshaj nuk e ka mohuar mundësinë që në zgjedhjet e 25 prillit të qarkullojnë para të pista, të akumuluara nga aktivitete kriminale.

“Këtë garanci nuk mund ta jap unë sepse përderisa nuk janë sekuestruar janë para në qarkullim. Ne do kontribuojnë në luftën kundër krimit. Ne kemi garancinë se niveli i luftës kundër krimit është në nivelin më të lartë siç nuk e kemi pasur asnjëherë. Sot më shumë se kurrë kemi njësi të specializuara” – tha Leshaj në një intervistë në “Abc”.

Lleshaj u shpreh se nuk e parashikon të ardhmen e tij në kabinetin qeveritar pas zgjedhjeve të prillit.

“Unë e kam thënë që nuk do jem përgjithmonë në këtë post. Nuk mund të bëj plane. Në jetën time nuk kam marrë kurrë një detyrë që e kam aspiruar. Unë nuk bëj plane. I vetmi plan që bëj është të ndjek disa parime të rëndësishme dhe mbërrij aty ku dua të mbërrij. Ky është i vetmi plan që bëj” – tha ai. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. O lesh qe sdel garant kete e dime por sa do te ndihmosh ne perdorimin e tyre per ti bere qefin shefit kete nuk e dime. Mos u lodh se è mesuam se kush je edhe ti. Per nje makinen qindra miljon she lek vret edhe tet ate. FEKALE.

  2. E kuptoni ju te Ambasades Amerikane qe kur deklaron Ministri I Brendeshem keshtu cfare pritet te ndodhe.

    Jo per gje per Lu I meparshem nuk shikonte drogen se kishte mbushur valixhet diplomatike me parat e pista.

    Ndryshoni edhe ju qendrim se mbetet vetem Euopa mbeshtetesja e sinqerte e Shqipetareve.

    Koha per ndryshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *