• |
ide | kryesore

Më shumë se 300 protestues të arrestuar në Bjellorusi

-Instant, Lajme, Planet



Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar më shumë se 300 protestues të cilët ishin pjesë e protestave masive kundër Aleksandër Lukashenkos. Shumica e arrestimeve ndodhën në kryeqytetin Minsk, por gjithashtu pati arrestime edhe në Brest, Hrodno, Barauliany dhe qytete të tjera, raportoi grupi i të drejtave të njeriut Vyasna. Ministria e brendshme e Bjellorusisë ka konfirmuar se forcat e sigurisë kanë përdorur “mjete speciale” kundër protestuesve. Zëdhënësja e ministrisë, Volha Chamadanava, shkroi në Telegram më 30 nëntor se oficerët e zbatimit të ligjit, kanë shtënë për të paralajmëruar demonstruesit të shpërndahen.

Më parë opozita ka miratuar një strategji të re të protestave si një mënyrë për të decentralizuar, protestat dhe për ta bërë më të vështirë për policinë që të arrestojë aktivistët. Lukashenko ka drejtuar vendin që nga viti 1994. Shërbimi bjellorus raportoi se forcat e rendit përdorën gaz lotësjellës kundër disa demonstruesve. Shërbimet e internetit dhe të telefonisë nuk ishin në dispozicion në Minsk. Bjellorusia po përballet me protesta të vazhdueshme që kur zgjedhjet e kundërshtuara presidenciale më 9 gusht i siguruan Lukashenkës një mandat të gjashtë presidencial. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk e kanë njohur rizgjedhjen e Lukashenkos. Opozita, e cila beson se kandidatja Svyatlana Tsikhanouskaya ishte fituesi e vërtetë e zgjedhjeve, ka bërë thirrje për dorëheqjen e Lukashenkës, lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe zgjedhje të reja presidenciale./ REL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *