• |
ide | kryesore

OBSH: Mbi 564 mijë raste të reja të koronavirusit brenda një dite në botë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Më shumë se 564 mijë raste të konfirmuara të coronavirusit u regjistruan brenda 24 orëve dhe numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 61.87 milionë, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Deri më 29 nëntor, në të gjithë botën janë raportuar 61,869,330 raste të coronavirusit dhe 1,448,896 vdekje të lidhura me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 564,813 në 24 orët e fundit dhe numri i vdekjeve u rrit me 8,985.

Numri më i lartë ditor i rasteve të coronavirusit (667,164) u regjistrua më 14 nëntor dhe numri më i lartë ditor i vdekjeve 12,432 u regjistrua më 17 prill.

Amerika Veriore dhe Jugore përbëjnë më shumë se 45 për qind të rasteve të reja të sotme (258,302 raste). Ajo ndiqet nga Evropa (210,063 raste) dhe Azia Juglindore (50,531 raste).



1 Comment

  1. Ku eshte Instituti John Hopkins qe bente projeksionet ????? Apo ja kane pre bileten….. ? Po shkaterrojne njerezimin me kete pisllek. Zgjohuni njerez, mos kini frike. Nuk ka asgje vdekjeprurese, pervecse ngarkese me te rende virale se gripi i zakonshem, sic po vertetohet cdo dite e me shume, pavaresisht se mediat e paraqesin situaten sipas oreksit te Bandes qe po jep shpirt. Shikoni SUEDINE, por jo vetem se kane filluar edhe shtete te tjera si Spanja, Portugalia etj, qe po i prishin planet pasi i kane dale nga duart dhe po sfidojne kete realitet te ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *