• |
ide | kryesore

Pacienti 60-vjeçar hidhet nga spitali “Shefqet Ndroqi”

-Instant, Lajme, Të fundit

Një pacient 60-vjeçar me iniciale L.S. është hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas policisë, 60-vjeçari ka kryer vetvrasje orës 00:30 të mëngjesit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Nuk dihet ende nëse ky person ishte me Covid, por është rasti i pestë kur pacientët me koronaviorus i japin fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i spitalit.


Ky është rasti i 5-të i vetëvrasjes në spitalet COVID në kryeqytet brenda disa muajsh. Më herët janë vetëflijuar duke u hedhur nga dritarja e spitaleve Reshat Grembi 69-vjeç në spitalin Infektiv, 29-vjeçari Xhino Koça, Hasan Mira rreth 65 vjeç si dhe 53-vjeçari me iniciale P.Gj. nga Tropoja, të tre këta të fundit tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

 

5 Comments

  1. Ska perballuar dot mrekulline e mjekesise rilindase. Prit kur te dale media e lire te na tregoj sa raste vetevrasje ka ne Japoni

  2. Po te shohesh rakacollin dhe shoqen vetlla normal qe do hudhesh, ne fillim pyet veten car duan keto ne spital pastaj kupton qe aty nuk eshte spital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu