• |
ide | kryesore

Pendrovski: Ka pak shance që do të hapen shpejt negociatat me BE-në

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Maqedonisë së Veriut mendon se mundësia që negociatat të çelen së shpejti për Shqipërinë dhe RMV-në janë të ulëta, për shkak të bllokimit që Bullgaria po i bën shtetit fqinj. Përpjekjet e Bullgarisë për të sjellë në vëmendje çështjen e identitetit po bllokojnë shancin që Maqedonia e Veriut t’i hapë në dhjetor negociatat, ka thënë Pendarovski në një intervistë për Deutche Welle-n. Diplomatë e zyrtarë shpresojnë që dy vendet të bien në një përpara samitit BE-së që do të mbahet më8 dhjetor. Megjithatë kreu i shtetit meqedonas nuk është shumë optimist për këtë.

“Duke marrë parasysh deklaratat e shumta nga Sofja në muajin e kaluar, që shanset për një zgjidhje të shpejtë janë të vogla, megjithëse ato ekzistojnë ende. Kjo lidhet me përpjekjet, që të sillet në tryezën e negociatave me BE çështja e identitetit. Në një kohë që kjo është një temë, që në botë deri më tani askush nuk e ka prekur apo që të jetë negociuar ndonjëherë për këtë,” tha Pendarovski.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *