• |
ide | kryesore

Prokuroria nuk gjen fajtorë për vetëvrasjet nga Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për dosjen e vetëvrasjes së Hasan Mirës, i cili u vetëvra duke u hedhur nga ballkoni i spitalit Shefqet Ndroqi më 2 shtator të këtij viti. Sipas Prokurorisë nuk është gjetur asnjë indicie që shtetasi Mira është keqtrajtuar apo iu dha mjekimi jo I duhur.

Ndërkohë për 3 rastet e tjera të pacientëve që janë hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” dhe spitali Infektiv, hetimet vijojnë nga ana e Prokurorisë.

Më konkretisht bëhet fjalë për pacientin 29-vjeçar që u vetëhodh me 13 gusht, rasti tjetër I një 52-vjeçari me 1 nëntor po tek “Shefqet Ndroqi”, ndërsa me 10 nëntor u hodh një 69-vjeçar tek spitali Infektiv. Ndërkohë rasti më i fundit ishte ai i pacientit 60-vjeçar që u vetëhodh ditën e sotme tek Sanatoriumi



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *