• |
ide | kryesore

Reagon Rita Ora pas thyerjes së rregullave anti-Covid: Gabim i pafalshëm

-Instant, Paparazzi, Slider



Rita Ora festoi 30-vjetorin e saj në një darkë të organizuar në fshehtësi me miqtë, duke thyer rregullat anti-Covid. Këngëtarja mblodhi 30 miq e të afërm për të festuar, ndryshe nga ç’ tregoi në rrjete sociale, ku u shpreh se kishte organizuar një festë të thjeshtë në shtëpi.

“The Sun” publikoi disa foto nga festa e fshehtë e Ritës dhe në to shfaqeshin disa policë që përpiqeshin të hapnin derën e restorantit ku ndodhej këngëtarja. Ky veprim i Orës i revoltoi shumë fansat e saj, të cilët u shprehën se ajo nuk mundet të thyejë rregullat vetëm sepse është e famshme dhe e pasur, sidomos në këtë kohë pandemie.

Rita ka reaguar menjëherë pas daljes së lajmit dhe ka kërkuar publikisht falje. Ajo është shprehur se ky vendim ishte i nxituar me mendimin se Britania e Madhe po dilte nga izolimi dhe se nuk kishte problem nëse organizonte një festë. Rita thotë se ky ishte një gabim i pafalshëm dhe serioz nga ana e saj.

 “Përshëndetje të gjithë,

Unë organizova një festë të vogël me miqtë e mi për të festuar 30-vjetorin. Ky vendim ishte një nxitje e momentit me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe se kjo ishte OK…

Më vjen shumë keq që theva rregullat dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke pasur parasysh kufizimet e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin veprimet e mia dhe unë marrë përgjegjësinë e plotë për to.

Ndihem veçanërisht në siklet kur kuptoj se sa fort kanë punuar njerëzit për të përballuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe jam plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të na ndihmuar ne që të jemi të sigurt. Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje”, shkruan Rita në reagimin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *