Pikë të rëndësishme për Parmën që i beson gjithnjë e më shumë Gervinos, protagonist absolut në transfertën me Genoan. Me këtë rezultat dukalët i largohen zonën së ftohtë, ndërsa në ndeshjen tjetër Torino e Sampdoria provojnë të fitojnë pa rezultat, duke ndarë në fund një barazim 2-2 mes tyre.
GENOA 1-2 PARMA
Pikë të rënda për Parmën në përplasjen për mbijetesë, që mbyll javën e 9 të Serie A. Në Ferarris skuadra e Liveranit mposhti Genoa 2-1, duke kaluar në renditje Fiorentinën e duke iu larguar zonës së ftohtë të rënies nga kategoria. Në Marassi protagonisti i madh i mbrëmjes ishte Gervinho. Në pjesën e parë sulmuesi nga Bregu i Fildishtë (10′) zhbllokoi ndeshjen pas një sugjerimi inteligjent të Kucka. Gervinho goditi edhe një traversë në pjesën e parë, përpara se të dyfishonte shifrat në të 47′. Genoas, në humbjen e katërt radhazi, nuk i mjaftoi goli i Shomurodov (50′).
TORINO 2-2 SAMPDORIA
Përfundoi 2-2 e para nga dy ndeshjet e prapambetura të javës së 9 të Serie A mes Torinos e Sampdorias. Belotti kaloi në avantazh skuadrën granata pas një inisiativ interesante të Singo; dorianët përmbysën rezultatin në fillim të pjesës së dytë me Candreva (54’) e Quagliarella (63’), që shfrytëzoi në perfeksion me një të djathtë fluturimthi një asist të ish-interistit. Kur formacioni i Giampaolos u duk se mori fitoren, mendoi Meité të rivendoste ekuilibrat 13’ minuta nga fundi.