• |
ide | kryesore

Video/ Gjesti i Boca Juniors përlot vajzën e Maradonës: Bombonera kujton Diez në sfidën ‘destin’

-Instant, F1, Sport, Video



Një fundjavë nderimesh e homazhesh për Diego Maradonën ka qenë në të gjithë botën, por si ishte parashikuar emocionet më të forta kanë ardhur nga Argjentina e në vecanti nga Bombonera ku, ndoshta sepse ishte fati kështu, luhej sfida mes Boca Juniors e Neëell’s Old Boys, dy nga skuadrat në të cilat el Diez ka luajtur. Për ta kujtuar Boca Juniors ka vendosur, ekzaktësisht si Napoli të enjten në Europa League, që cdo lojtar të zbresë në fushë me emrin e ‘Maradonës’ në shpinë. Për më tepër, skuadrat kanë zbritur në fushë me fanellën e Argjentinës e numrin 10 në shpinë.

Në shkallët e zbrazëta të Bomboneras ishin vendosur disa parrulla për të kujtuar humbjen e Diegos e në tribunë, bashkë me të shoqin, në vendin e familjes ku zakonisht ndiqte ndeshjet Pibe de Oro, është ulur Dalma Maradona, vajza e madhe e Diez. Menjëherë pas golit të parë të Cardona, të gjithë lojtarët e Xeneizes shkuan nën lozhën e Maradonës me një fanellë albiceleste, e vendosën në tokë e nisën të duartrokisnin në memorie të Diegos.

Një gjest që e ka prekur shumë vajzën e Maradonës, që nuk arriti të përmbajë lotët e shpërtheu në të qara që mallëngjyen gjithë botën e futbollit. E njëjta skenë u përsërit edhe në fund të ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *