• |
ide | kryesore

Vihen në pranga dy personat që aksidentuan për vdekje 61-vjeçarin në aksin Lezhë-Milot

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia pasi përplasën për vdekje një 61-vjeçar pasditen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Milot. Në pranga janë vënë dy të rinj, 22-vjeçari me iniciale A.Xh. dhe një 19-vjeçar me iniciale N.M. të dy banues në Lezhë. Dy të rinjtë po udhëtonin me makinat e tyre tip “Benz ” dhe “BMË”, në sense të kundërta. Ata kanë përplasur Gjon Kolën 61-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në moment.

Aksi Lezhë-Milot mbetet një nga akset më të rrezikshme ku janë regjistruar shumë aksidente me pasojë vdekjen e disa qytetarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *