• |
ide | kryesore

75 milionë dollarë e një tank: luftë për trashëgiminë e Maradonës, ‘mbijnë’ gjashtë fëmijë të tjerë

-Instant, Sport



Ndërsa në Argjentinë vazhdojnë hetimet për të qartësuar shkakun e vdekjes së Diego Armando Maradona, ajo që trazon familjen është trashëgimia e Pibe de Oro e si duhet të ndahen mes shumë fëmijëve. Sipas asaj që referon e përditshmja spanjolle Marca që citon një gazetar argjentinas shumë pranë ‘Diez’, për momentin trashëgimia duhet të jetë rreth 75 milionë dollarë mes shtëpive të shpërndara në të gjithë botën, sponsorizimeve (ajo historike me Puma e me dy kompani të videolojërave), investimeve të ndryshme në Venezuelë e Itali, e të tjera pasuri të lëna në Dubai (shtëpi e makina luksi) e në Bjellorusi (një unazë e cmuar e deri një tank).

Si është e ditur Maradona ka pesë fëmijë të njohur: Dalma e Gianinna (që i ka patur me Claudia Villafane, e vetmja ish-grua e ligjshme); Jana (nga raporti me Valeria Sabalain); Diego Junior (i biri i Cristina Sinagra njohur në 2007); e Diego Fernando, i biri i Verónica Ojeda. Por janë të paktën gjashtë fëmijë të Maradonës që kërkojnë të njihen: një në La Plata, Santiago Lara; një tjetër në Buenos Aires; e të paktën katër në Kubë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *