• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Lushnje, drejtuesi i makinës humb kontrollin dhe përplaset me murin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Plug të Lushnjes. 53-vjeçari N.R, duke drejtuar makinën ”Benz”, prej problemeve shëndetësore ka humbur kontrollin dhe u përplas me murin në anë të rrugës.

Drejtuesi ka gjetur vdekjen pas përplasjes me murin.

Policia sqaron ngjarjen: 

Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *