• |
ide | kryesore

Aktakuza e Speciales/ Ky është vendi ku u kryen vrasjet e UÇK-së në Kukës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndërkohë që parlamenti shqiptar ka ngritur një komision që sipas nismëtarit të tij Taulant Balla mëton të vërtetojë se në Shqipëri nuk janë kryer krime lufte nga UÇK-ja, prokuroria e gjykatës speciale pretendon ekzaktësisht të kundërtën. Ajo ka bërë publike edhe dosjen paraprake të akuzës ku pretendohet se 246 pjesëtarë të UÇK-së janë të përshirë në krime, madje se disa prej tyre kanë ndodhur edhe në Shqipërinë veriore.

“Në bazë të aktakuzës së zbuluar në të gjithë Kosovën dhe Shqipërinë Veriore janë kryer krime ndaj 392 individëve nga Prill 1998 deri afërsisht në Gusht 1999” thuhet aty. Mes 19 zonave ku pretendohet se janë vërtetuar krime në Kosovë gjenden edhe dy qytete shqiptare, Kuksi dhe Hasi.

“ Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se në periudhën midis Majit dhe Qershorit 1999, të paktën 12 individë u mbajtën në paraburgim nga UÇK-ja, u mbajtën në dhoma të mbrojtura me dritare të mbyllura në një Fabrikë të Metaleve në Kukës, Shqipëri. Të ndaluarit mbaheshin të prangosur, shoqëroheshin edhe në tualet, ndërkohë që detyroheshin të bënin edhe punë të detyruar. Anëtarët e UÇK-së, përfshirë Sabit Gecin sulmuan të ndaluarit, fizikisht dhe psikologjikisht” thuhet aty.

Madje në aktakuzën e pranuar nga gjykatësi bëhet e ditur se mes datave 3 dhe 4 qershor 1999 në fabrikën e metaleve të Kukësit, janë vrarë edhe disa persona emrat e të cilëve nuk bëhen të titur. Deri më tani nga haga nuk janë nxjerrë emrat e të vrarëve dhe atyre që dyshohen se i kanë kryer këto krime.

“Në bazë të Nenit 39, pika 11 me kërkesën e prokurorit special, kërkohet sërish që të mos ketë zbardhje të identitetit të viktimave dhe dëshmitarëve për hir të sigurisë së tyre fizike. Të paktën ato do të jenë të fshehta në fazën fillestare të hetimit,” thuhet në aktakuzë.

Por ndonëse deri më tani Haga nuk ka pranuar të bëjë të njohur as viktimat dhe as agresorët e tyre të mundshëm, në këto 235 faqe të publikuara të aktakuzës nuk shihet të flitet as për shtëpinë e verdhë të familjes Katushi dhe as për hipotezën e tmerrshme të trafikut të Organeve të ngritur në raportin e Dik martit dhe që u bë fillesa e ngritjes së Gjykatës Speciale.  Vetë Hshim Thaçi, në seancën e parë të gjykimit para tribunalit, nëpërmjet avokatit të tij, David Hooper ironizoi se janë hequr 2 akuzat kryesore për të cilat është ngritur kjo Gjykatë, ato për trafik të organeve dhe për ‘Shtëpinë e Verdhë’.

©Lapsi.al

 

 

 

 



9 Comments

    1. Por do të dalë mandej kokëqosheliu Tao Palla që si prokuror i Vuçiçit, do të ngulë këmbë se në Shqipëri janë bërë transplatime të organeve.

  1. Po c,hyn luli ketu mor te shkerdhefsha zymbylen ,cfar ka qene luli komandanti I pergjithshem i uck !,mor morr i kuq nuk u ngope me tja mare lulit ne goje,mbaro me Lulin ktheu ketej nga ne te na besh e gojore,o I paemer I ores 17 53,mor te zefte skolomentua ,,sifilizi dhe sida.

  2. Lulja ka qene ai qe me maske turinjve dilte Kuksit edhe Hasit me qendis dosjen kunder UCKs.
    Tani shko bjeri me dore taliban i shqupit.

    1. Ou paska pas vocid qe ne 1999?:)) A ju jeni rrotkarizuar mor ju qifte kina robt. Se mos e njofte dhe ti nga cerpiket e vetllat 🙂

  3. Sa popull i trashe qe jemi,merremi me tymueset e PS,dhe nuk shikojme mjerimin,degradimin dhe llumin ku e ka zhyt qeveria e PS kete vend.
    Nese do behemi pak me te zgjuar,te shikojme realitetin ne sy,te mos vazhdojme tifozllekun absurd partiak dhe te mos themi perseri “mire bejne keta qe na vjedhin sepse dhe ata te paret na vodhen” atehere dhe ketu gjerat do te ndryshojne per mire.

  4. Hani mishin dhe kocken tuaj,bij kurvash keni qene dhe bije kurvash do te ngeleni tha patrioti Bektash dhe cau ferren dhe iku.
    Sa qejf qe Balla genjen per UCK.Kot vazhdojme komente,
    Aty rrini ,ne mut.

  5. Oficina mekanike ne Kukes ka qene baza e UCK.Aty ne fakt gazetaret nuk lejoheshin te hynin.Kam qene perkthyes me France 3 dhe kur shkuam te dera kishte ushtar roje.Eshte e ndaluar tha ushtari.Ne fakt at kishte pak mister.Po kush e njifte atehere Lulzim Bashen be Kukes ? Atehere kuksianet nuk qanin kiken per Cofi Anan e Tomy Bler e jo me per Lul Bashe.

  6. I pa emer 22,54 na fliske frengjisht vajte ne kukes te eksplorosh prapanicën tënde apo apo të taulant ballës ta dimë se ka mundësi ta trasmetoj tv franc 24 eksplorer frances i rrasmeton kto llojë llumi të ghith llumrat e e politikës çë i kanë bër dëm shqipëris nga franca kan ardhur si Enveri edhe Edi rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *