• |
ide | kryesore

Atentati në Lezhë, ky është i plagosuri Aleksandër Deda (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen te tjera detaje nga plagosja me arme ne aksin Lezhe-Lac. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:20 pranë një lokali ku janë dëgjuar të shtëna dhe ka mbetur i plagosur 42-vjeçari Aleksandër Deda, që njihet si biznesmen në Lezhë. Deda është i njohur në qytetin e Lezhës me nofkën ‘Leksi i Druve’. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që nuk dihen motivet e krimit. I plagosuri është nisur në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi një nga plumbat e ka kapur në pjesën e gjoksit, çka i ka shkaktuar komplikime.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet për një atentat ndaj 42-vjeçarit. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe rreth 5 km nga vendi ku ndodhi plagosja ka gjetur një automjet tip “Audi” duke u djegur. Brenda automjetit është gjetur edhe një armë zjarri, që dyshohet të jetë arma e krimit.

E gjithë policia është përqendruar pranë automjetit të djegur, të cilit sipas burimeve i ishin hequr targat para se t’i vihej flaka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *