• |
ide | kryesore

Atentati në Lezhë, zbulohet makina e djegur e autorëve (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një qytetar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë në superstradën Lezhë-Laç, pranë një lokali. Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Aleksandër Deda, rreth 42 vjeç, banues në Lezhë. Sipas policisë, i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, pak metra larg vendit të ngjarjes është gjendur edhe një automjet i djegur, që dyshohet se i përket autorëve. Brenda automjetit është gjetur një armë, ndërsa mësohet se gjatë atentatit autorët ia kishin hequr targën.

Policia: Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. banues në Lezhë ,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSh po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *