• |
ide | kryesore

“Befasuese”/ Vaksina e Moderna 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda me COVID-19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë publikuar të dhënat mahnitëse për vaksinën e Moderna-s, e cila pas provave të para duket se ka rezultuar 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të infektimit me virusin Covid-19.

Sipas CNN, kompania i kërkoi FDA-së të rishikojë një grup të zgjeruar të të dhënave që tregon se vaksina është 94.1% efektive në parandalimin e COVID-19 dhe 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.

“Kjo është befasuese”, ka thënë Dr. Paul Offit, një anëtar i komitetit këshillues të vaksinave të FDA. “Këto janë të dhëna të mahnitshme”.

Ndërkohë shefi mjekësor i Moderna tha se ai u bë emocional kur pa të dhënat të shtunën në mbrëmje.

“Ishte hera e parë që e lejova veten të qaja”, citohet të ketë thënë Dr. Tal Zaks. “Ne jemi në pritje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e kësaj pandemie”.

Moderna është kompania e dytë që aplikon në FDA për autorizimin e përdorimit emergjent për një vaksinë ndaj coronavirusit. Pfizer aplikoi më 20 nëntor me të dhëna që tregojnë njëlloj efikasiteti të lartë.

Dhe FDA do të takohet me komitetin e saj këshillimor në dhjetor për të shqyrtuar aplikacionet e Pfizer dhe Moderna.

Ndërkohë vaksinimet e para në Shtetet e Bashkuara pritet të ndodhin “drejt pjesës së fundit të dhjetorit”, sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Të dhënat e reja të Moderna

Të hënën, Moderna lëshoi të dhëna të azhurnuara të efikasitetit për provën klinike të Fazës 3.

Duke filluar në korrik, Moderna u dha ose vaksinën e saj ose një placebo – rreth 30,000 njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

Me nivele të larta të coronavirusit në të gjithë vendin gjatë muajve në vijim, shumë prej atyre subjekteve të studimit zhvilluan COVID-19.

Por kishte një ndryshim të madh midis grupit që mori vaksinën dhe grupit që mori placebo.

Midis rreth 15,000 njerëzve që morën vaksinën, 11 zhvilluan COVID-19, ndërsa midis rreth 15,000 njerëzve që morën placebo, 185 zhvilluan COVID-19.

Kjo arrin në një efikasitet prej 94.1% për vaksinën e Moderna-s.

Çfarë bie në sy gjithashtu është fakti se asnjë nga 11 personat që morën vaksinën nuk u sëmur rëndë, por 30 nga 185 që morën placebo u sëmurën rëndë dhe njëri prej tyre vdiq.



9 Comments

    1. Ja dhe re ti pre e reklamave. Ajo nuk eshte Vaksine, pasi nuk te jep imunitet ndaj virusit, por thjesht parandalon sintomat (te pakten ne teori). Pra edhe pasi ta kesh bere kete “Vaksine” ti prap mund ta maresh virusin (te infektohesh) dhe tia transmetosh te tjereve.

  1. Kjo vaksine nuk te jep imunitet qe do te thote duhet ta besh cdo vit sic behet ajo e gripit. Kjo eshte thjesht reklame pasi Gates ka investuar ne kete vaksine dhe tani normalisht kerkon fitimin.

  2. kur u bete dhe ju fshatare me telefona te bler me para remitancash te gjykoni vaksinat, shkencen, bioteknologjine, adn, nanoteknologjine, mekaniken kuantike etj etj..
    rrini o dele se stergjysherit tuaj as te 40tat nuk i kapnin.. lerini teorite konspirative pa sens

    1. O trap, mekanika kuantike nuk ka fare lidhje as me as me vaksinat as me biologjine.
      Gjyshi im ka vdek 82 vjec (pasi beri 12 vite burg ne komunizem), stergjyshi 73.
      Po ske faj ti, njerezit e frustuar do e tregojne diku veten.
      Une me mjeket punoj perdite, dhe mund te them me 100% siguri qe shumica e tyre jane plotesisht te pa afte aaq sa nuk e dine as se cfare eshte as ICD9 ose ICD10, e jo me te meren me vaksinat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *