• |
ide | kryesore

Daci i Vetingut/ Si u shkarkuan gjyqtarë dhe prokurorë nga një falsifikator dokumentash

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në dalje të Gjykatës së Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi iu dha dënimi me 6 muaj burg (që konvertohet në 1 vit shërbim prove), Luan Daci ndali hapin para gazetarëve për të thënë se: “Nuk kam kryer asnjëherë falsifikim në jetën time. Do e apeloj”.

Por gjykata e dha verdiktin. Kur aplikoi si anëtar i Komisionit të Posaçëm të Apelimit, (niveli i dytë i vetingut) Daci nuk i tregoi të gjitha, por fshehu shkarkimin si gjyqtar nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë në vitin 1997.

“Duke analizuar provat, gjykata vlerëson se Luan Daci në kërkesën e tij drejtuar Avokatit të Popullit ka paraqitur rrethanë të rreme duke fshehur masën disiplinore të marrë ndaj tij”, argumenoi gjyqtari Sandër Simoni, kur dha vendimin.

Dënimi mund të jetë një nga goditjet më të mëdha për procesin e Vetingut. Një hap fals që mund ta fusë procesin në qerthullin e përsëritjes së dhjetëra seancave, por edhe nëse kjo nuk ndodh, mbetet një njollë në besueshmërinë e procesit.

Kush është Luan Daci

Tepelenasi 64 vjeçar nuk ka një CV të gjatë. Ai thotë se ka mbaruar juridikun kur ishte 38 vjeç. Para se të mbaronte shkollën për juridik në vitin 1994, thotë se ka punuar ndihmës-gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

“Z. Daci ka ushtruar funksionin e ndihmësgjyqtarit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga shtatori i vitit 1993 deri në mars të vitit 1994, ndërsa nga marsi i vitit 1994 deri në dhjetor të vitit 1997, ka ushtruar funksionin e gjyqtarit pranë kësaj gjykate” shkruhet në CV e tij.

Nga viti 2000 deri në vitin 2017 ka deklaruar punën si avokat. Shkarkimi nga KLD nuk figuronte në dokumentat që u dorëzuan për aplikim tek Avokati i Popullit.

36 të shkarkuar me firmën e Luan Dacit

Dënimi u prit me interes nga 38 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë vetuar nga trupa e KPA-së ku bënte pjesë ish-gjyqtari. 36 prej tyre janë shkarkuar nga detyra. Sot ai rezultoi të jetë një falsifikator dokumentash. Ish prokurorja Antoneta Sevdari, është një nga ato për të cilën Luan Daci firmosi shkarkimin. Në intervistë për Radar në Abcnews, për Luan Dacin tha se “mjafton të kesh në dorë CV e tij, faktet janë ulëritëse, ai nuk di të shkruajë, CV e tij është një letër bakalli”.

Pasi mori konfirmim nga Gjykata se është vetuar nga një falsifikator dokumentash, Sevdari vazhdon: “Nuk ka rëndësi nëse Daci do të deklarohet apo jo fajtor, tani është e qartë se Daci nuk plotëson kriteret ligjore, por nuk është vetëm Daci, pasi do të zëvendësohej, por procesi i përzgjedhjes është me shumë të meta, e ka thënë Avokati i Popullit. Psh zonja Shutz edhe pse nuk i plotësonte kriteret u përzgjodh”

Lexo edhe: Vettingu/ Shkarkohet përfundimisht kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja

Përveç Antoneta Sevdarit, Luan Daci ka firmosur edhe për shkarkimin e disa prej emrave që qëndronin në majë të piramidës së sistemit gjyqësor. Bëhet fjalë për ish kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja apo për anëtarët e tjerë të Kushtetueses, Fatos Lulo dhe Gani Dizdari.

Lexo edhe: Profil/ Xhezair Zaganjori, misteri i djegies së kryegjyqtarit

Luan Daci, që u dënua për falsifikim dokumentash, firmosi edhe për largimin nga detyra të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Veç tyre ka firmosur për shkarkimin nga detyra të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cami, por edhe për gjyqtarin e Durrësit, Ervin Metalla.

Precedenti i Strasburgut

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg mori sot (1 Dhjetor 2020) një vendim për një çështje që shkon paralel me ankimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vetingu i Luan Dacit.

Një 34 vjeçar në Islandë u dënua me akuzën e shkeljeve të rregullave të qarkullimit pasi u kap duke lëvizur me patentë të parinovuar, si edhe nën efektin e drogës. Disa muaj më vonë, 34-vjeçari e apeloi vendimin, por sërish gjykata e Apelit la në fuqi.

I riu ankohet në Gjykatën Supreme sepse një prej anëtarëve të trupit gjykues ishte zgjedhur në detyrë në mënyrë të paligjshme, rrjedhimisht sipas tij, ky vendim duhej zhbërë. Gjykata e Strasburgut e vlerësoi të drejtë ankesën, duke dhënë një vendim në favor.

“Ishte në interesin tim që në mëngjes që të ndiqja faqen e gjykatës Europiane të të drejtave të njeriut, e shkarkova dhe e lexova” thotë Antoneta Sevdari, sipas të cilës ky vendim prek të njëjtat argumenta që kanë përdorur edhe ish gjykatës dhe ish prokurorë të shkarkuar nga Vetingu dhe që presin përmbysjen nga Strasburgu.

Por sipas juristit Ledio Braho, vendimi që u mor sot në Strasburg dhe që i jep të drejtë 34 vjeçarit nga Islanda e lë në dorë të shtetit vendimin përfundimtar. Sërish për abcneës, Ledio Braho tha se “Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në arsyetim ka thënë se në momentin që Gjykata do të vendoste, që të rishqyrtoheheshin gjithë këto raste do të shkelej parimi i sigurisë juridike, pra kjo do të sillte një kaos në sistemin gjyqësor”.©Lapsi.al

 



9 Comments

  1. Ca interesi keni qe te deshtoje vetingu dhe kjo reforme ne drejtesi, qe te kthehet perseri si perpara me prokurore e gjykates te korruptuar qe nuk denojne kriminele a totalisht te kapur nga nje person politik. Dmth dono statusquone qe asgje te mos ndryshoje?

  2. Nuk besoj se, ka rast tjeter ne te gjithe Globin, te ngjashem me rastin Shqiptar!
    Ne A/Kushtetute subjektet ka te drejten e ankimit ne GJEDNJ-nje qe, do te thote se, Gjykate per rastin Shqiptar eshte vetem GJEDNJ-ja dhe, si e tille, AJO duhet te zgjidhe çeshtjen ne themel…!!!
    Nese nuk e ben atehere le te behet edhe AJO vasale e politikes se Tiranes…!!!
    Çfare do t’i leje per zgjidhje Shtetit, kur ky i fundit i ka dhene tagrin per te bere Gjykaten dhe jo konsultimin juridik…!!!
    Nese eshte rasti i provuar (siç eshte ne gjykimin Tim dhe per Mua) atehere per çfare sigurie juridike behet fjale per efekte te zgjidhjes se çeshtjes kur, çeshtja ka cenuar pikrisht sigurine e meparshme juridike…!!!
    Çfare jane keto mendje juridike qe bejne te tille mbrojtjeje per vendime te tilla te mundshme te Gjykates qe, nese do jete te tilla, vetem te drejta dhe te ndershme nuk jane…!!!
    Siguria juridike eshte pikerisht Ajo qe mbrohet duke dhene te drejten ne themel per rastin Shqiptar..!!!
    Te tjerat nuk mund te quhen as siguri dhe as Drejtesi ne zgjidhje…!!!

  3. Ka pasur padrejtesi ne veting ku disa me pasuri marramendese jane lejuar te kalojne disa te tjere jane penguar per gjera te vogla.Ligji per pasurine duhet te jete i pergjithshem pa emra konkret ku te kete nje prag per te gjithe mbi te cilin vendoset skualifikimi pa marr parasysh emrin apo karrieren ne kete menyre nuk do kishte ankesa nga personat e prekur.

  4. per herew te pare lexoj nje pacavure c.v. si e ketij njeriu i cili nuk di te shkruaj por qe ka mbaruar juridikun pas 30 viteve kur villuan te shiteshin dipllomat dhe i mblenin analfabetet si puna e ketij dhe nuk pati ndonje te mire shkulluar per ne k.pk. turp per vetingun

  5. I famëshmi veting ishte një eksperiment i dështuar për faktin se ai shkatëtori sistemin e institucioneve të larta të drejtësisë, në vënd që ky proçes të fillonte nga poshtë apo qoftë edhe njëkohësisht.
    Duke asgjësuae Gjykatën Kushtetuese e Gjykatën e lartë, , drejtësia në vend që të pastrohej nga varësia politike, i vuri në rrjesht të gjithë juristët e niveleve më të ulta që të bëiheshin ujqër me njeri tjetrin e në shërbim të qeverisë.
    Difekti tjetër i vetingut , ishte tendedca për ta hetuar juristin jo për vendimet e tij të dyshimta gjyqësore, që duke qenë të arkivuara ishin lehtësisht të verifikueshme, por me trajtim subjektiv e selektiv u përqëndrua hetimi vetëm tek “pasuritë” e dyshimta..
    Një veting i tillë bazuar në pasuritë e pajustifikuara, mund të kryhej në vende të zhvilluara ku mardhëniet financiare bëhen nërrugë bankare e ku ekonomia është e kontrolluar nga institucione shtetërore.
    E quaj skandal në shkeljen e të drejtave të njeriut që një drejtues të Gjykatës Kushtetuese apo të Gjykatës së Lartë, që mund të jetë në nivelet më të larta të shkencave juridike, ta hetojjnë ca palo juristë analfabetë në profesion, e e të ndëshkojnë ato se pse nuk ke dhënë shifrën e saktë të shitblerjes së një apartamenti apo të një makine, kur ato nuk janë blerë me rrugë bankare por me para kesh.
    E kush mund ta mbajë mend se sa ka paguar para 20 vitesh për një makinë apo për apartamente të cilat kanë ndryshuar shumë nivelet e çmimit ?

  6. Mjafton te shohesh psikolgjine e shprehjes se portretit te ketij funksionari te drejtesise per te kuptuar tere prurjen ne gjykatat dhe gjithe qyteterimit te shqiperise berishiste,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *