• |
ide | kryesore

Dua Lipa falënderon pesë milion pjesëmarrësit në koncertin virtual “Studio 2054”

-Instant, Paparazzi, Slider



Në pamundësi për të qenë në moment me mijëra njerëz, ajo zgjodhi ta bëjë këtë në mënyrë virtuale.

Bëhet fjalë për koncertin që u transmetua në internet, e që gjithsej pati pesë milion shikues nga e gjitha bota.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku Dua falënderoi pjesëmarrësit. “Jam shumë e emocionuar që të bëjë të ditur se koncerti pati mbi pesë milionë shikues nga e mbarë bota. Faleminderit të gjithë juve”, është shprehur ajo në përshkrim. Përpos këtij suksesi, theksojmë se Dua është nominuar në gjatë kategori, tre prej tyre më të rëndësishmet në “Grammy Awards 2021”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *