• |
ide | kryesore

F1/ Mercedes zëvendëson Hamilton: anglezi mbyll botërorin për shkak të Covid-19

-Instant, Sport



Lewis Hamilton pozitiv me Covid-19. Anglezi “ka simptoma të lehta e për pjesën tjetër është në formë të shkëlqyer e ndihet mirë”, si lexohet në komunikatën e Mercedes. Shtatë herë kampioni i botës është në izolim sipas asaj që rekomandon protokolli e në fundjavë nuk mund të garojë në garën e dytë të parashikuar në cirkuitin e Bahrain. Ai që do ta zëvendësojë mund të jetë piloti i tretë Stoffel Vandoorne, por ndoshta edhe Esteban Gutierrez e George Russell.

Simptomat e para janë shfaqur të hënën në mëngjes pas garës së fituar në cirkuitin e Sakhir me anglezin që menjëherë i është nënshtruar dy tamponeve: të dyja me rezultat pozitiv. Për Hamilton venitet kështu mundësia për të arritur në kuotën e 100 fitoreve në karrierë që në këtë sezon (është në kuotën 98). Shumë në rrezik edhe pjesëmarrja e tij në Cmimin e Madh të fundit të sezonit në Abu Dhabi (13 dhjetor) për shkak të dy ligjeve të Bahrain e Abu Dhabi, në lidhje me karantinën. Një mundësi për të tjerët për të lënë një gjurmë në këtë Botëror: Verstappen i pari në listë.

Zëvendësuesi do të komunikohet në orët e ardhshme nga Mercedes: Vandoorne është favoriti, duke qenë piloti i tretë, por sot ëhstë i impenjuar në Valencia në testet e Formula E. Garë kundër kohës për të, përndryshe është gati Esteban Gutierrez piloti që zhvillon simulatorin e Mercedes. Janë rritur kuotat edhe të George Russell që mund të merret nga Williams.

HAMILTON: “MË VJEN KEQ QË NUK GAROJ DOT”
“Më vjen keq sepse këtë fundjavë nuk mund të garoj. Nga fillimi i vitit kam qenë gjithnjë i kujdesshëm e kam marrë të gjitha masat, por fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shumë simtoma e jam mirë: kini kujdes”, ka qenë mesazhi i Hamilton në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *