• |
ide | kryesore

Flet autori i shtatores së Adem Jasharit në Prizren: Unë jam berber, skulpturën e kam hobi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autori i shtatores së shumëpërfolur të Adem Jasharit në Prizren ka folur për herë të parë lidhur me veprën e tij. I ftuar në emisionin “T7”, Alban Buxhovi zbuloi se nuk kishte lidhje me skulpturën pasi në profesion ishte berber.

Ai u shpreh se kishte punuar për 3 muaj për ta realizuar shtatorën e heroit të luftës, duke e punuar në oborrin e tij, pasi nuk kishte as punishte.

“I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime….Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer (berber),”– tha Buxhovi në T7.



7 Comments

    1. Avash icik ti, mos e ofendo kot kete cunin, ai aq sa diti aq beri, fundja nje skulpture e dal keq.
      Ky piktori jone po mer ne qaf nje komb te tere …

      1. Nuk jam kondra, problemi eshte se ai Prizrenaliu, ka fituar nje tender dhe ka marre pare per ate skulpturen, aq me teper duke qene se Jashari eshte bere figuure e rendesishme ne pavaresine e Kosoves, i bie qe te tallemi me krenarine e nje populli te tere pervecse me kujtimin e nje heroi!

  1. Mendoj se drejtusit lokal ne Kosove duhet ti rishikojne me seriozitet format e vendim marjes se tyre. Konkursi dhe nje komision profesional nuk do lejonte qe te krijoheshin pakanaqesira te tilla.

    1. Kjo ndodhia me shtatoret e Skënderbeut dhe të Adem Jasharit,nuk duhet të kaloi pa u ndëshkua seriozisht,sepse fajtori s‘është i vetëm , por dhe të tjerët që kanë pasur çasje për rrjedhat në realizimin e këtyre dy projekteve me rëndësi kombëtare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *