• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është i riu që u ekzekutua sot në Vlorë

Arkiva, Lajme, Të fundit



27-vjeçari Beniamin Bezhani u ekzekutua mbrëmjen e së martës në Fushë Dukat në afërsi të Orikumit në Vlorë.

Ai u gjet i pajetë anës rrugës nga një kalimtar që lajmëroi policinë rreth orës 21.00. Ndaj makinës së të riut ishte qëlluar me të paktën 8 plumba.

Mësohet se Bezhani ka qenë i dënuar kohë më parë në Itali, por nuk ka të dhëna për aktivitetet e tij në Shqipëri.

Janë të paqarta edhe motivet e krimit. Policia tha se ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe se po ushtrohen kontrolle në zonë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *