• |
ide | kryesore

Gjykata e Posaçme dënon Luan Dacin me 6 muaj burg

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin ka dhënë vendimin për ish-anëtarin e KPA, Luan Dacin, i cili akuzohet për “Falsifikim dokumentesh”. GJKKO e ka gjetur fajtor Dacin dhe e ka dënuar me 6 muaj burg. Më herët, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar që ish-gjyqtari të dënohet me 1 vit burg. Sipas SPAK, Daci ka falsifikuar dokumentet kur aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA. Në atë kohë, Luan Daci fshehu faktin se kur ishte gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e kishte shkarkuar nga detyra për paaftësi dhe shkelje ligji.

Luan Daci u pezullua nga detyra me vendim gjykate, por apeli e riktheu sërish. Por, me vendim të Kolegjit të Posaçëm, ai nuk merr pjesë në gjykime që nga korriku i këtij viti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *