• |
ide | kryesore

Grosjean rrëfen 28 sekondat brenda flakëve: “Duhej të dilja nga aty për fëmijët e mi”

-Instant, Sport



20 sekonda të pambarimta për Romain Grosjean brenda kabinës së tij të përfshirë nga flakët. Francezi i Haas i ka rrëfyer kështu: “Përreth meje fillova të shoh vetëm ngjyrë portokalli të flakëve e më erdhi në mendje aksidenti i Niki Laudas. Duhej të dilja nga aty për fëmijët e mi”. Pastaj 8 sekonda për të dalë nga makina përtej barrierës mbrojtëse: “Kaluan 28 sekonda, por mua mu dukën shumë më tepër. Edhe sepse provova tre herë të dilja nga kabina. Jam shumë i lumtur që jam gjallë pas një aksidenti të tillë. Tani do të doja të mund të garoja në Abu Dhabi për të përshëndetur F1 në mënyrë tjetër, por edhe për veten time, për të kuptuar nëse mund të garoj përsëri. Nuk do ta kisha thënë kurrë, por do të isha i lumtur edhe nëse arrij finishin i 20-i”.

Grosjean nuk kërkon ta quajë një mrekulli: “Më shumë se mrekulli ishte një sërë rrethanash që shkuan të gjitha në drejtimin e duhur. Pa Halo me siguri nuk do isha këtu. Me sa duket Jules Bianchi nuk dëshironte të më shihte atje lart. Për mua është si të kisha rilindur të dielën. Aksidenti më ka shenjuar jetën”.

Francezi rrëfen me shumë detaje përplasjen: “Pata frikë më shumë për të dashurit e mi se për vete, për ta e falë tyre arrita të dal nga kabina. Pashë imazhet më pas, nuk shihen as në Hollywood skena të tilla. Jam mirë, me përjashtim se i kam duart si të Micky Mouse, por djegjet janë sipërfaqësore, arrij ti lëviz të gjithë gishtat. E kuptova menjëherë shkallën e aksidentit, por nuk ishte ora ime. Kujtoj gjithcka nga fillimi në fund, nuk kam humbur ndjenjat. Për të dalë nga makina arrita të liroj rripat, timoni nuk ishte fare, besoj në momentin e impaktit”, ka thënë piloti për TF1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *